Treni nentokesor me i shpejte ne bote, se shpejti edhe ne Angli
Një tren ‘maglev’ në të ardhmen e afërt mund të transportojë pasagjerë nga Mançester në Liverpool në 7 minuta dhe për në Leeds në vetëm 9 minuta.
Kompania “Direct City Netëorks (DCN)” po zhvillon planet për ndërtimin e “sistemit më të shpejtë nëntokësor në botë”, nga Liverpool në Hull. Ky tren përdor magnetët për të mbajtur vagonat në rrugën e duhur. Kjo eliminon nevojën për rrota dhe si rezultat edhe rastet e fërkimit, duke siguruar një shërbim të shpejtë dhe të qetë.
Kina ishte vendi i parë që ka sjellë këtë shërbim për pasagjerët. Maglev Shanghai u hap në janar të vitit 2004. Ai kushtoi 1.3 miliard dollarë (£830million) për tu ndërtuar. Tani për tani shpejtësitë janë të kufizuara në deri në 400 kilometra (250 milje) në orë për shkak të rezistencës së tepërt të ajrit të hasur në këto shpejtësi.
Udhëtimi i plotë në midis Liverpool dhe Hull, i cili do të mbulojë 111 milje (178km) do të marrë vetëm 29 minuta, raporton Liverpool Echo. Kostoja fillestare për ndërtimin e linjës nga Manchester për në Leeds, mund të jetë në mes të 2.2 miliard paund (2.7miliard dollarë) dhe 3.7 miliard paund (4.5 miliard dollarë).